Një zyrtar qeveritar është arrestuar në Gjermani, i akuzuar se ka transmetuar informacione sekrete në Rusi.
I dyshuari është identifikuar vetëm si Thomas H., në përputhje me rregullat gjermane të privatësisë.
Ai punonte në një zyrë që merrej me pajisje ushtarake dhe teknologji informacioni.
Pretendohet se i dyshuari ka shkuar me iniciativën e tij në ambasadën ruse në Berlin, si dhe në konsullatën e saj në qytetin e Bonit, ku ofroi shërbimet e tij.
“Prokurori federal ka arrestuar një oficer gjerman me dyshimin se punonte për një shërbim sekret të huaj. Vigjilenca është rend i ditës”, shkroi Ministri i Drejtësisë Marco Buschmann në platformën e mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter.
I arrestuari dyshohet se ka dorëzuar informacionin e marrë gjatë punës së tij me qëllim që t’i kalohen një shërbimi të inteligjencës ruse, tha zyra e prokurorit federal.
Ai u arrestua në Koblenz në Gjermaninë perëndimore teksa kontrolle u ushtruan në shtëpinë dhe vendin e tij të punës.



