Xama: Shqipëria dominohet nga turizmi patriotik. Oferta s’duhet të bazohet vetëm te çmimet

Xama: Shqipëria dominohet nga turizmi patriotik. Oferta s’duhet të bazohet vetëm te çmimet

Duke folur në “MCN Economy” mbi bilancin e sezonit turistik për sezonin që lamë pas, gazetarja Ola Xama tha se në Shqipëri dominon turisti patriotik, ku prurjet më të shumta vijnë nga vendet fqinje që s’kanë dalje në det dhe kërkojnë kosto të lira. Sa i takon rritjes së turistëve spanjollë dhe italianë, Xama thotë se kemi të bëjmë me turistë të aventurës.

Në fakt ka patur interes të turistëve spanjollë dhe italianë në Shqipëri. Nga shtetet që dominojnë nuk ka qenë Spanja. Dominohet nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe emigrantët shqiptarë. Sërish kemi turizmin patriotik dhe turizmin e vendeve fqinje që s’kanë dalje në det. Për shkak të kostove të lira në krahasim me rajonin. Nuk do të thoja që jemi në një situatë kaq optimiste. Spanjollët kanë qenë para disa vitesh në të njëjtën pozicion që janë shqiptarët. Kanë ditur të investojnë dhe të marrin të ardhura nga turizmi, dhe sot kanë mundësi të eksplorojnë botën. Shqipëria mbase mendohet si një vend ku s’kanë shkuar shumë turistë, një vend ish-komunist dhe që ka një interes aventurier mbase për të ardhur në Shqipëri”.

Sipas saj Shqipëria ka nevojë për turistë që shpenzojnë më shumë duke sjellë të ardhura për bizneset dhe punëtorët.

Nuk besoj që oferta e turizmit janë vetëm çmimet. Nëse do bazohesh vetëm te çmimet asnjëherë s’do kesh marzh të lartë fitimi, sepse do kesh kosto, dhe nuk do jesh konkurrues me rajonin. Vendet e rajonit ofrojnë një turizëm shumë më cilësor qoftë te strukturat akomoduese, kuzhina. Ne sot kemi struktura akomoduese që edhe në muajit e pikut, është 37 për qind e strukturave akomodueset. Edhe netqëndrimet nuk janë më shumë se 1 javë apo pesë ditë. Përse ai të mos rrijë më shumë se një javë dhe hotele që janë më të shtrenjta, që të përkthehet në më shumë të ardhura për bizneset dhe punëtorët. Besoj që kemi disbalancë shumë të madhe mes hoteleve. Është mungesë e politikave që të thotë kjo zonë duhet të jetë për këtë kategori turistësh”.

Xama tha se turisti elitar kërkon infrastrukturë dhe të udhëtojë sa më pak. Ajo vuri në dukje se në Shqipëri ka pasur një lloj abuzimi me çmimet në disa spote të caktuara.

Nëse një turist elitar do të shkojë në një vend, ai do të udhëtojë pak. Ti duhet t’i sjellësh infrastrukturën e aeroportit. Një pjesë mund të vijnë përmes jahtit apo varka, edhe këta turistë vijnë në Portin e Sarandës për t’u furnizuar me karburant dhe më pas e lënë Shqipërinë. Atij i duhet të udhëtojë 3 orë në det që të ketë ankorim dhe të shkojë në një restorant. Në Kroaci edhe në gjire të vogla të krijohet mundësia që të ketë marinë, të ankorohesh edhe të konsumosh një drekë. Në kohën e ish-ministrit Blendi Klosi u mor një iniciativë që të hiqet TVSH-ja për jahtet. Po ku do të rrinë ato jahte dhe varka?! Është një para e humbur në buxhetin e shtetit, që përfiton rajoni, Mali i Zi, Greqi dhe Kroaci. Turizmi në Shqipëri ka ofruar vila që rezervohen po nga shqiptarë. Kjo është pa logjikë ekonomike.  Dikush që ka paguar më shumë se sa i takonte të paguante nuk do të kthehej më. Çmimin nuk e vendos asnjëherë shteti, patjetër është kërkesë-ofertë. Ka pasur një lloj abuzimi me disa spote në Shqipëri që ka pasur spote jashtëzakonisht të larta. Vërtet në Mykonos ha një ushqim të mirë dhe e paguan shumë më shume se një vend tjetër. Por është Mykonos është markë ndërkombëtare. Shqipëria nuk e ka këtë. Dhe më duket se është bërë një farë konkurrencë mes shqiptarëve që unë isha në këtë vend në Jug, Jalë, Dhërmi. Shqipëria ka nevojë për volum. Çështja është si të kapim turistët skandinav, anglez që shpenzojnë, turistë nga Franca, Italia, Spanja dhe vendet e tjera. Nëse do turizëm elitar duhet të bësh rrugën, të çosh energjinë elektrike, të kesh ujë 24 orë, që pjata katër personave në restorant t’u shkojë njësoj”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy