Lajmi i Fundit/ Kriza politike, Meta thërret partitë në takim në Kuvend (VIDEO)

Lajmi i Fundit/ Kriza politike, Meta thërret partitë në takim në Kuvend (VIDEO)

Pas dështimit të misionit të ndërkombëtarëve për të zgjidhur krizën politike në Shqipërisë, zgjidhja duket se do të vijë nga brenda kufirit.

Të paktën kjo është përpjekja e radhës nga kreu i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, i cili pasditen e kësaj të mërkure ka thirrur në një takim të gjithë drejtuesit e partive parlamentare. Takimi mësohet se do të zhvillohet në orën 19:00 në kryesinë e Kuvendit.

Ky vendim vjen pas bisedimeve intensive që kryeparlamentari Meta, njëherësh kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, pati gjatë ditës së sotme me ambasadorët e SHBA,BE dhe OSBE në kryesinë e Kuvendit.

Kujtojmë se nënkryetari i Partive Popullore Evropiane David McAllister dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein, të mandatuar nga BE për zgjidhjen e krizës, u larguan nga Shqipëria pa arritur të ulin në negociata kryeministrin Edi Rama dhe liderin e opozitës Lulzim Basha, edhe pse dje patën bisedime të veçanta me liderët politikë përreth 5 orë.

Opozita e bashkuar prej 67 ditësh ndodhet në protestë dhe ka deklaruar se do të bojkotojë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 18 qershorit 2017, nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre për krijimin e një qeverie teknike pa Ramën kryeministër. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy