Abramovich s’pyet për sanksione, paguan 50 mijë euro t'i dërgojnë darkën nga Londra në Baku

Abramovich s’pyet për sanksione, paguan 50 mijë euro t'i dërgojnë darkën nga Londra në Baku

Të gjithë mund t’i lejojnë vetës ndonjë kapricio të vogël, por miliarderit Roman Abramovich i ka kushtuar teka e fundit rreth 48 mijë euro. Si duket Abramovich nuk është tutur nga sanksionet e Britanisë së Madhe apo nga frika se çfarë do të ndodhë me klubin e Chelsea-t dhe ka porositur ushqim nga Londra që ta shijonte në Baku të Azerbajzhanit.

Këtë lajm e kanë raportuar tabloidet britanike dhe duket se kjo porosi nuk ka ardhur nga i "ashtëquajturi" helmim i përpara disa javëve por nga dëshira e shfrenuar e manjatit rus për të ngrënë sushi nga 4 630 kilometra larg.

Kostoja e vaktit ishte 1500 euro dhe transporti i ka kushtuar pak më shumë se 48 mijë euro. I vetmi problem ishte se ushqimi kishte mbërritur pak i ftohtë pasi i janë dashur rreth 5 orë udhëtim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy