
Kur u betua pak pas mesnate, demokratja Kathy Hochul u bë guvernatorja e parë grua në historinë e shtetit të New York.
Ajo gjithashtu u bë një nga nëntë gratë guvernatore që aktualisht shërbejnë në SHBA.
Por kur është fjala për historinë e grave në zyrat e guvernatorëve është e qartë se barazia gjinore ka një rrugë të gjatë për të bërë.
Hochul është vetëm guvernatorja e 45-të grua në historinë 245-vjeçare të Shteteve të Bashkuara, sipas të dhënave nga Qendra për Gratë dhe Politikat Amerikane në Universitetin Rutgers.
Sëbashku me New York-un 31 shtete tashmë kanë pasur një grua guvernatore dhe nëntëmbëdhjetë shtete të tjers jo.
Ndërsa 27% e vendeve në Kongresin aktual mbahen nga gratë, përqindja më e lartë e guvernatoreve gran ë historinë e SHBA është vetën 18%.
Lista e guvernatoreve gra përfshin 27 demokrate dhe 18 republikane. Por cilat shtete nuk kanë pasur anjëherë një guvernatore grua?
Këto 19 shtete kanë pasur vetëm guvernatorë meshkuj:
Arkansas
Kaliforni
Kolorado
Florida
Gjeorgjia
Idaho
Illinois
Indiana
Maryland
Minesota
Misuri
Misisipi
Dakota e Veriut
Nevada
Pensilvania
Tenesi
Virxhinia
Wisconsin
Virxhinia Perëndimore



