Zbulohet në Shqipëri liqeni më i madh termal nëntokësor në botë (VIDEO)

Zbulohet në Shqipëri liqeni më i madh termal nëntokësor në botë (VIDEO)

Një ekip shkencëtarësh çekë ka konfirmuar zbulimin e liqenit termal nëntokësor më të madh të njohur deri më sot, në rajonin e Vromonerit, në Shqipëri.

Liqeni, i cili ndodhet në fund të një humnere mbi 100 metra të thellë të quajtur Atmos (nga shkencëtarët çekë), ka përmasa mbresëlënëse: 138 metra gjatësi, 42 metra gjerësi dhe një perimetër prej 345 metrash. Ai mund të mbajë 8,335 metra kub ujë të ngrohtë.

Sistemi i shpellave në rajonin e Vromonerit, në anën shqiptare të kufirit ku ndodhet liqeni u zbulua për herë të parë në vitin 2021 nga shkencëtarët çekë, të cilët prej atëherë kanë punuar për hartimin e detajuar të tij.

Sistemi përmban shumë burime të nxehta që lëshojnë kolona të larta avulli dhe kështu u bë i mundur zbulimi i humnerës.

Projekti u bë i mundur falë mbështetjes financiare të Fondacionit Neuron, i cili siguroi fonde për pajisje të avancuara teknologjike.

Si rezultat, liqeni është pagëzuar me emrin Neuron, në nder të këtij fondacioni.

“Gjatë eksplorimit fillestar, ne krijuam një hartë bazë duke përdorur pajisjet që kishim. Ne e dinim që atëherë se kishim zbuluar diçka vërtet të veçantë. Falë Fondacionit Neuron, kemi blerë një skaner celular LIDAR, i cili na lejon të matim të gjithë shpellën dhe të gjithë zonën e liqenit. Ne do të bashkëpunojmë edhe me hidrologët të cilët do të matin pjesën nënujore të atij liqeni duke përdorur sonar”, tha Richard Bouda, një fotograf dhe speleolog i cili tregon si u bë zbulimi.

Uji mineral i liqenit është i ngopur me sulfur hidrogjeni, i cili, në kontakt me ajrin, oksidohet dhe prodhon acid sulfurik që e kthen vazhdimisht shkëmbin gëlqeror në gips të butë.

“Falë shkencëtarëve me të cilët punojmë, ne e dimë se burimet përreth ushqehen me ujë nga liqeni. Ne besojmë se ky zbulim mund të kontribuojë gjithashtu në mbrojtjen e të gjithë zonës dhe në një kuptim më të mirë të hidrologjisë së saj, sepse deri më sot askush nuk e di se si janë të lidhura saktësisht këto ujëra nëntokësore me sipërfaqen”, shprehet më tej Bouda.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy