“Financial Times”: BE do të pezullojë marrëveshjen e vizave të udhëtimit me Rusinë

“Financial Times”: BE do të pezullojë marrëveshjen e vizave të udhëtimit me Rusinë

Bashkimi Evropian është gati të pezullojë marrëveshjen e vizave me Rusinë. Lajmi raportohet nga “Financial Times” duke cituar burime, sipas të cilave pezullimi është një përpjekje për të kufizuar numrin e lejeve të udhëtimit, pasi disa anëtarë të Evropës Lindore kërcënuan të mbyllnin në mënyrë të njëanshme kufijtë e tyre për turistët rusë.

Disa vende kanë bërë thirrje për veprime të përbashkëta për të ndaluar fluksin e rusëve në Evropë me viza turistike. Çekia dhe Polonia bllokuan lëshimin e vizave menjëherë pasi Rusia pushtoi Ukrainën. 

Të tjerët, megjithatë, vazhduan të garantojnë dokumente udhëtimi, duke lejuar rusët me viza të lëvizin lirshëm në zonën Shengen.

Si hap i parë, BE po përgatitet të japë mbështetje politike për pezullimin e marrëveshjes BE-Rusi në takimin dyditor në Pragë, i cili do të çelet të marten.

"Nuk është e përshtatshme që turistët rusë të bëjnë udhëtime në qytetet tona. Ne duhet t'i dërgojmë një sinjal popullatës ruse se kjo luftë nuk është në rregull, nuk është e pranueshme," tha një zyrtar evropian për “Financial Times”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy