Në 2 operacione antidrogë që janë zhvilluar orët e fundit në Itali kanë dalë lidhje direkte me Shqipërinë, si vendin nga ku nisej hashashi, që më pas shitej në sheshet e shtetit fqinj. Gjithashtu, në disa raste, rezulton se shqiptarët vepronin krah për krah mafiozëve më të rrezikshëm të Ndragetës.



