Shqipëria nuk ndalet së shënuari ndaj Çekisë. Kuqezinjtë kanë gjetur edhe golin e tretë, në minutën e 73-të.
Ishte përsëri Taulant Seferi, i cili realizon dopietë personale dhe i çon shifrat në 3-0 në favor të Shqipërisë.
Më herët, përveç Seferit, shënoi edhe Jasir Asani një supergol në minutën e 9-të.



