Kryeprokurori Çela takim me kreun e ILD, Metanin: Pavarësia e prokurorëve objektiv parësor

Kryeprokurori Çela takim me kreun e ILD, Metanin: Pavarësia e prokurorëve objektiv parësor

 Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, zhvilloi një takim pune me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metani.

Në krye të këtij takimi të parë institucional, Metani vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm, në drejtim të përcjelljes pranë zyrës së ILD, sipas parashikimeve ligjore, të ankesave, arkivës apo të dhënave që zotëronte institucioni i Prokurorit të Përgjithshëm e të depozituara gjatë periudhës kalimtare, deri në ngritjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Inspektori i Lartë Metani nënvizoi se si Institucion i ri me standard të ri kushtetues, ILD synon ndryshimin rrënjësor të konceptit të inspektimit duke unifikuar standardet më të mira të hetimit, jo vetëm në respekt të ligjit, por edhe të pritshmërive të qytetarëve në kuadër të reformës në drejtësi.

Nga ana e tij, Prokurori i Përgjithshëm Çela vlerësoi se me ndryshimet që ka pësuar organi i prokurorisë nga reforma në drejtësi, objektiv parësor mbetet forcimi i pavarësisë dhe rritja e përgjegjshmërisë së prokurorëve, përmes ndërtimit të një sistemi efikas monitorimi dhe përmirësimin e koordinimit me ILD.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm bashkë-ndanë vullnetin për ta vijuar në mënyrë të qëndrueshme bashkëpunimin mes dy institucioneve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy