Një deklaratë e tenorit Saimir Pirgu një muaj më parë në Samitin e Diasporës u kritikua masivisht në media dhe në rrjetet sociale.
Duke iu referuar protestave të opozitës me djegie gomash, Pirgu u shpreh se do t’i duhej të bënte 200 koncerte për të ‘kompensuar’ imazhin që krijojnë për vendin në sytë e të huajve skena të tilla.
Vetë Pirgu tha atëherë se deklarata e tij u nxor jashtë kontekstit.
Për kolegun e tij, Olen Çezari, një tjetër emër i njohur që përfaqëson vendin në skenat botërore, kjo deklaratë mori nuanca politike.
“Politika ka ato të vetat. Më vjen keq që një koleg kishte thënë diçka dhe fjala e tij u politizua nga të gjitha anët. Secili e mori në mënyrën e vet. Shqipëria ka nevojë për dashuri, në kuptimin e vërtetë të fjalës”, tha ai.



