Protestë, Visha tregon kërkesat: Para se të jemi studentë, jemi qytetarë (VIDEO)

Protestë, Visha tregon kërkesat: Para se të jemi studentë, jemi qytetarë (VIDEO)

Teksa të shtunën është paralajmëruar protestë, studenti Valmir Visha flet për protestën dhe se çfarë kërkojnë të rinjtë nga qeveria.

Duke folur për MCN Live, ai shprehu bindjen se pjesëmarrja do të jetë e madhe, ku në orën 11.00 studentët do të mblidhen te sheshi “Skënderbej” për të kulmuar para Kryeministrisë.

Ajo që na shqetëson është se ne jemi qytetarë para se të jemi studentë. Kërkojmë uljen e çmimit të produkteve të shportës, të hidrokarbureve, mbështetjen e fermerëve. Kërkojmë nga qeveria ndryshimin e ligjit për arsimit e lartë. Kërkojmë zbatimin e paktit me studentët, dhënien e bursave në kohë, mbështetjen e studentëve ekselentë. Para se të jemi studentë, ne jemi qytetarë. Komunikimin e kemi mes studentëve dhe me pjesëtarë të shoqërisë civile. Jam i bindur se nesër shoqëria civile bashkë me pjesëmarrësit në protestë do të bëjnë më të mirën. Komunikimi bëhet nëpërmjet rrjeteve sociale por edhe në auditorët e universitetit. Besoj se pjesëmarrja e studentëve do të jetë e lartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy