Mjeku shqiptar në Angli: E bëra sot vaksinën, nuk kam asnjë efekt anësor

Mjeku shqiptar në Angli: E bëra sot vaksinën, nuk kam asnjë efekt anësor

Mjeku shqiptar, Sali Urovi, i cili prej vitesh jeton në Londër ka deklaruar se ka marrë sot dozën e parë të vaksinës anti-Covid.

Në një intervistë për TVT, doktor Urovi ka shpjeguar se për momentin nuk ndjen asnjë efekt anësor, megjithëse para injektimit të vaksinës është informuar nga stafi mjeksor edhe për efektet e mundshme anësorë që mund të kishte.

I vetmi problem shqetësues është alergjia ndaj kësaj vaksine që mund ta përjashtojë një individ nga marrja e dozës.

Mjeku ka deklaruar se efektet e mundshme anësore mund të jenë alergjitë, temperaturë e ulët, si edhe dhimbje në vendin e aplikimit të dozës.

Unë sot bëra dozën e parë të vaksinës. Në Londër është një proces që po ecën, por do kohë.Kur bën vaksinën  personeli të tregon efeket anësore. Është një listë pyetjesh që duhet ti përgjigjessh, nësë ke alergji. Mund të ketë një temperaturë të ulët dhe dhimbje në vendin e mjekimit. Unë për momentin nuk ndjej efekt anësor” është shprehur mjeku.

Doktor Urovi shprehet i shqetësuar për situatën pandemike në Shqipëri, pasi sheh që nuk ka ndërgjegjësim për respektimin e masave anti-Covid, madje edhe nga vetë mjekët.

“Ajo që më shqetëson është mentaliteti i njerëzve, pasi shoh që nuk ka interesim. Njerzit nuk respektojnë masat. Nësë duhet të dalim nga kjo situatë është vaksina dhe vetëdisplinimi. Ka edhe mjek që bëjnë grumbulluime pa maska.Nuk është problemi  tëk vendosja e  një orari, në duhet të ndërgjegjësohemi. Rregullat janë të thjeshta, nësë shohim një person pa maskë duhet ti tregojmë që duhet mbajtur. Ne mund ti mbajmë lokalet e hapur nëse respektojmë disa rregulla.” Është shprehur ai.

Lidhur me variantin e ri të Covid, i cili u shfaq në Britaninë e Madhe, ai ka theksuar se është normale të ndodhin këto mutacione, dhe se ka pasur shumë të tillë, por ky i fundit u bë publik për shkak të transmetueshmërisë së lartë ka.

“Mutacioni nuk është diçka e re ne fushen e viroligjisë.Ky lloj virusi është mbajtur në mbikqyrtje dhe ka pasur rreth 4000 mutacione. 8 janë mbajtur në mbikqyrje të vazhdueshme, por  ky i fundit u publikua pasi ka trasmetueshmëri të lartë.”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy