
Serbia dhe Bjellorusia ishin të vetmet vende evropiane që nuk ndoqën linjën e Perëndimit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës. Megjithatë BE nuk është duke menduar të vendosë sanksione ndaj Beogradit.
Ambasadori i BE-së në Serbi, Emanuel Giaufret tha për “N1” se “Serbia i ka marrë të njëjtat masa si BE-ja, duke hapur dyert për refugjatët e duke ua mundësuar punësimin”.
Ai shtoi se: “Shumë hapa pozitivë janë marrë. Duam që Qeveria e Serbisë dhe populli serb të jenë me ne në kundërshtimin e agresionit rus”. Ambasadori vuri në dukje se Brukseli e kupton që “pozicionin delikat të Serbisë për shkak të varësisë energjetike nga Rusia”.



