SHBA/ Intagram do kërkojë njohjen e fytyrës për verifikimin e moshës

SHBA/ Intagram do kërkojë njohjen e fytyrës për verifikimin e moshës

Për përdoruesit në SHBA, Instagram ka ideuar një metodë të re për verifikimin e moshës së anëtarëve. 

Rrjeti social në pronësi të “Metas” do të përdorë inteligjencën artificiale për të parandaluar të miturit të vijnë në kontakt me përmbajtje të ndaluar ose të papërshtatshme. 

Në fakt, nuk janë të rralla rastet kur të miturit ndryshojnë datëlindjen dhe pretendojnë se janë në moshë për të mos pasur një profil të kufizuar. 

Me njohjen e re të fytyrës ky rrezik do të reduktohet: sistemi i inteligjencës artificiale i prezantuar nga rrjeti social do të hyjë në lojë pikërisht kur një përdorues, në cilësimet e profilit, të ndryshojë moshën e vendosur fillimisht nën 18 vjeç, për të futur një më të lartë. 

Në atë moment Instagram do t'ju kërkojë ta verifikoni duke përdorur një nga tre opsionet: ngarkoni dokumentin tuaj të identitetit, regjistrimin e një video selfie, ose të pyesë miq të përbashkët për konfirmimin e moshës. Instagram do të aktivizojë këtë teknologji të re për përdoruesit amerikanë. “Ne po e testojmë këtë metodë për t'u siguruar që adoleshentët dhe të rriturit të kenë përvojën e duhur për grupmoshën e tyre”, tha Meta. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy