Presidenti i SHBA-ve Joe Biden njoftoi zyrtarisht një sërë masash të reja që kufizojnë hyrjen e emigrantëve nga Meksika.

"Unë kam ardhur këtu sot për të bërë atë që republikanët në Kongres refuzojnë të bëjnë: Të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të siguruar kufirin tonë", tha Biden.
Nënshkrimi i këtij urdhri, parashikon një mbyllje të menjëhershme të kufirit sapo mesatarja e hyrjeve ditore në pikat kufitare, të arrijë në 2,500 vetë. Aktualisht ky numër është shumë më i madh.
Pranë Biden gjatë këtij njoftimi ishin zyrtarë të ndryshëm, mes tyre edhe sekretari e Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas dhe ligjvënës vendas që merren me çështjet e kufirit.
“Nëse një individ zgjedh të mos përdorë rrugët tona ligjore, nëse zgjedh të vijë pa leje dhe kundër ligjit, do të kufizohet nga marrja e azilit dhe qëndrimi në Shtetet e Bashkuara”, tha Biden.



