Gazetari Ervin Baku duke folur në “Mcn Informacion” mbi rimodelimin e skemës “Final-Four” tha se ndryshimet sjellin disa përmirësime, pasi kampionati s’mund të varet nga 1 apo dy ndeshje. Po ashtu avantazhohen ekipet që janë në krye të kampionatit për 36 javë. Megjithatë Baku thekson se sërish është kundër skemës “Final Four”, duke shtuar se ka një centralizim në Tiranë të ndeshjeve, dhe nëse shkëputet ekipi i parë në klasifikim skema del jashtë loje.
“Kam qenë një kundërshtar i hapur dhe vazhdoj të jem, sepse jam kundër kësaj skeme të play off-it që e tejzgjat kampionatin, por në krahasim me ç’ishte ka një farë sensi, sepse kampionati s’mund të varet nga 1 apo dy ndeshje, siç varej me skemën e vjetër, port ani ka edhe 3 javë kampionat, ku skuadrat ndeshen me njëra-tjetrën. Por jam kundër, pse mos mjaftojnë 36 javë dhe duhet të shtojmë 3 javë të tjera?! Me skemën e re përgjysmohen pikët, dhe ai në vend të parë dhe të dytë do jenë më të avantazhuar. Ka një farë sensi. Por të tjerat janë disavantazhe. Pse duhet të luhen në Tiranë ndeshjet?! Egantia do të donte të luante në Rrogozhinë, Vllaznia në Shkodër, Teuta në Durrës, Elbasani në Elbasan. Gjithçka është centralizuar në Tiranë. Rreziku i dytë i skemës është që nëse ekipi i parë dhe i dytë shkëputen shumë, skema del jashtë loje sepse të shpallet ekipi kampion pa pasur nevojë për tre javë. Avantazhi i kësaj skeme është që ekipi i vendit të parë s’e heq këmbën nga gazi”.
Lidhur me disfatën e Egnatias përballë skuadrës islandeze, Baku e konsideroi një “shuplakë të fortë” që na kthehu me këmbë në tokë.



