Maturantët zhvillojnë këtë të hënë provimin e parë, atë të gjuhës së huaj ndërsa i dyti pas dy javësh do të jetë ai i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Sakaq Ministrja Teknike e arsimit në një dalje për mediat tha se procesi do të jetë i garantuar ndërsa i bëri thirrje prindërve që të denoncojnë rastet e abuzimeve.



