Prokuror, biznesmenë dhe zyrtarë policie në pranga, Basha: Materialet erdhën të kopsitura nga jashtë (VIDEO)

Prokuror, biznesmenë dhe zyrtarë policie në pranga, Basha: Materialet erdhën të kopsitura nga jashtë (VIDEO)

Për operacionin e policisë gjatë të cilit u vunë në pranga prokurorë, biznesmenë dhe zyrtarë policie në pranga, eksperti i sigurisë Faik Basha, thotë se është një megaoperacion, i cili fillimet e tij i ka jashtë Shqipërisë. Nga studio e MCN Live, ai tha se hetimet kanë filluar nga Franca, materialet dhe informacionet në Shqipëri kanë ardhur pothuajse të kopsitura. “Sigurisht SPAK ka meritën e tij në këtë operacion. Në këtë grup kanë qenë të përfshirë drejtuesit më të lartë të policisë, biznesmenë të lidhur me politikën, grupe të fuqishme kriminale që operojnë në zonën e Shkodrës dhe më gjerë, kjo ka çuar që të kemi të arrestuar drejtuesin më të lartë të policisë. Për strukturat e policisë është folur herët në lidhje me bandat, për shërbimet që ka dhënë, mbajtje me informacione, mbështetje deri te shërbimi eskortë i tyre, tashmë kemi arritur në pjesën që po shikojmë fakte, se si drejtues të lartë kanë qenë të integruar thellë në strukturat kriminale. Ajo që e bëri policinë të shkojë deri në këtë shkallë është përfshirja në politikë. Në zgjedhje drejtues të lartë të policisë kanë qenë të angazhuar plotësisht në shërbim të partisë në pushtet dhe kjo ka bërë që të mos jenë më efektiv, por shërbëtor të partive. Policia nuk ribëhet me një urdhër thjeshtë apo ndërrim ministri, policia është dëmtuar deri në qelizë, kjo vetëm për faktin se politikës i ka interesuar që organizatën e policisë ta fusë nën ombrellën e saj.” I pyetur se pse anëtarët e fisit “Bajri” në Shkodër janë të paprekshëm deri tani, Basha tha se asnjë organizatë kriminale nuk është e fuqishme pa mbështetjen e politikës. “Politika dhe shteti të shkërmoq në 24 orë. Nëse do ketë vullnet politik dhe nëse nuk do ketë mbështetje të strukturave kriminale.” Në pranga deri tani raportohet se ka rënë Oltion Bistri, specialisti i Drejtorisë së Krimeve në Volum, detyrë të cilin e mori pak ditë më parë pasi mbante postin e Shefit të Operacionales, Xhevahir Lita, prokuror i qarkut Kukës, Astmer Bilali, anëtar i bandës së Bajrave, Ardit Hasanbenga, ish Shefi i Seksionit për Krimet, Pëllumb Gjoka, biznesmen i kazinove dhe i ndërtimeve në Velipojë, Edmond Preka, shoqërues i Pëllumb Gjokës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy