Emri/ Pushkë e municione në banesë, arrestohet 53-vjeçari në Mirditë

Emri/ Pushkë e municione në banesë, arrestohet 53-vjeçari në Mirditë

Policia e Mirditës ka arrestuar një 53-vjeçar pasi i janë gjetur dhe sekuestruar në banesë 1 armë zjarri pushkë dhe municion.

Gjatë monitorimit të situatës në terren, është siguruar informacion se 1 shtetas mbante pa leje, në banesën e tij, në fshatin Kurbnesh, armë zjarri.

Nga kontrollet, në këtë banesë janë gjetur 1 armë zjarri pushkë dhe municion, të cilat u sekuestruan nga Policia, me cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u bë arrestimi në flagrancë i pronarit të kësaj banese, shtetasit Gjovalin Gjikolaj, 53 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy