Kryeministri i Autoritetit Palestinez, Mohammad Shtayyeh, i bën thirrje Bashkimit Europian dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të hedhur ndihmë me parashutë në Rripin e Gazës, i cili është shkatërruar nga luftimet midis Izraelit dhe Hamasit.
I bëj thirrje Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian që të hedhin ndihma me parashutë në Rripin e Gazës, veçanërisht në veri.
Mirëpo organizatat nuk jenë në gjendje që ta bëjnë një veprim të tillë, pa koordinim paraprak me Izraelin.
Ndërkohë Izraeli tashmë e ka lejuar Jordaninë që të kryejë një dërgesë ndihme në Gaza.
Shumica e ndihmave po hyjnë në Gaza përmes pikës kufitare Rafah të kontrolluar nga Egjipti.



