Dialogu Kosovë-Serbi, zbardhet biseda mes Lajçakut dhe Vuçiçit

Dialogu Kosovë-Serbi, zbardhet biseda mes Lajçakut dhe Vuçiçit

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, ka reaguar në Twitter pas takimit në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Sot në Beograd pata një diskutim të thellë me presidentin Aleksandar Vuçiç, për çështjet axhendën aktuale dhe për rrugën e dialogut, përfshirë takimin e radhës të nivelit më të lartë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Ndërsa në një njoftim të Presidencës serbe thuhet se Lajçak ka deklaruar se BE pret zbatimin e marrëveshjeve Prishtinë-Beograd, përfshirë Asosacionin.

Në njoftimin e Presidencës serbe thuhet: “Presidenti Vuçiç tha se kanë kaluar 9 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe se ende nuk ka progres në zbatimin e detyrimeve të marra nga Prishtina, para se të gjithash në lidhje me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se do të vazhdojë të jetë plotësisht i angazhuar në vazhdimisht e dialogut të udhëhequr nga BE-ja pa vonesa të mëtejshme. Ai shtoi se anëtarët e BE-së presin që të dyja palët të zbatojnë çdo gjë që kanë rënë dakord në kuadër të procesit të dialogut”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy