Diskutimet për AstraZeneca, mjeku Sali Urovi: Çmenduri të ndërpresësh vaksinën (VIDEO)

Diskutimet për AstraZeneca, mjeku Sali Urovi: Çmenduri të ndërpresësh vaksinën (VIDEO)

“Kemi 17 milionë vaksinime në gjithë Europën dhe kemi 37 raste të raportuara për mpiksje gjaku, është çmenduri të ndërpresësh vaksinën”, kështu u shpreh sot në një intervistë në edicionin e lajmeve të MCN TV, mjeku shqiptar në Londër Sali Urovi.

Ndërprerja e vaksinës AstraZeneca në shumë vende ka bërë gjithë botën të flasë, por sipas Urovit kjo është një situatë e interpretuar gabim sepse sipas tij në një situatë normale në Britani rastet e mpiksjes së gjakut arrijnë rreth 30 mijë në vit dhe në Amerikë kjo shifër shkon deri në 100 mijë në vit.

Intervista e plotë e Urovit:

Urovi janë 37 raste të raportuara deri më tani që u janë shkaktuar mpiksje gjaku pas injektimit të vaksinës AstraZeneca duke bërë që shumë vende të pezullojnë këtë vaksinë. Ndërkohë ekspertët e OBSH zhvillojnë sot një takim urgjent. Çfarë qasje ka aktualisht Britania ndaj kësaj vaksine dhe a ka pasur raste te vdekjeve pas injektimit të kësaj vaksine?

Urovi: Janë 37 raste që janë raportuar. Britania po vijon me vaksinimin dhe sot arrijmë në vaksinimin e gjysmës së popullsisë dhe është diçka që është interpretuar gabim sepse mjafton të përmendim faktin që rastet e mpiksjes së gjakut ndodhin rreth në shifrat 30 mijë në vit në Britani dhe në Amerikë rreth 100 mijë raste në vit. Vdekshmëria lëkundet nga 4% deri në 11%. Janë një numër i madh njerëzish që janë të prekur dhe fakti që tashmë kemi 17 milionë vaksinime në gjithë Europën dhe kemi 37 raste të tilla është çmenduri të ndërpresësh vaksinën.

Urovi nga studimet e fundit a është virusi britanik më agresiv?

Urovi: Është folur shumë e dhe për këtë. Nuk ka asnjë fakt shkencor që tregon se ky variant është më agresiv se të tjerët. E vetmja gjë që është vërtetuar është se është më infektiv se të tjerët. Kjo shkaktoi masat e rrepta që u morën. Ky variant që pothuajse është dominant në Angli infekton edhe moshat e reja dhe sa më shumë infektohen aq më shumë fatalitete do të kemi. Duke e marrë sis agresivitet nuk është vërtetuar se është më agresivi.

Si e konsideroni situatën epidemiologjike në Shqipëri dhe procesin e ulët të vaksinimit?

Urovi: Unë e kam ndjekur situatën e zhvillimeve në Shqipëri dhe për fat të keq them që jeni në një situatë të vështirë sepse nuk shoh që njerëzit të respektojnë masat. E dyta procesi i vaksinimit është shumë i ngadaltë dhe kjo mund të shkaktoj probleme. Infektimet po rriten dhe unë jam pesimist për situatën në Shqipëri.

Cili është opinioni juaj në lidhje me vaksinën ruse e kineze? A duhet të merret?

Urovi: Për vaksinën kineze nuk kam të dhëna, por vaksina ruse në fillim publikoi një platformë. Është një vaksinë e vlefshme por ka një mosbesim për vaksinat e prodhuara në lindje. Është politike më tepër dhe mendoj se janë vaksina që funksionojnë dhe duhet të përdoren.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy