“Scroll Free September”, në Britani propozohet muaji pa rrjete sociale

“Scroll Free September”, në Britani propozohet muaji pa rrjete sociale

Në Britani, shtatori po shihet si muaji i një nisme të veçantë. Krahas rikthimit nga pushimet dhe rinisjes së punës dhe shkollave, një fushatë e lançuar së fundmi fton britanikët të tërhiqen nga rrjetet sociale për një muaj.

Zakoni komplusiv që kemi fituar të gjithë falë smartfonëve, ai i “scroll”-it të vazhdueshëm, është nga e cila Shoqata Mbretërore e Shëndetit Publik propozon distancim.

“Scroll Free September” quhet fushata që i fton të gjithë të “detoksifikohen” nga përdorimi i rrjeteve sociale. Objektivi është që ata që arrijnë të distancohen për një muaj, të ulin frekuencën e përdorimit të rrjeteve edhe në muajt në vijim.

Fushata i ngjan asaj të Dry January (pa alkool për një muaj) dhe Stoptober (pa cigare për një muaj).

“Nëse përdoren në mënyrën e duhur, mediat sociale mund të kenë ndikime positive në shëndetin mendor dhe fizik në përgjithësi”, thotë Shirley Cramer, e cila drejton Shoqatën Mbretërore të Shëndetit Publik në Britani.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy