
Nuk është e shëndetshme të mendosh se do të përdorësh Berishën, përkundrazi është Berisha që do të përdorë ty. Performanca e opozitës është e tillë sikur asgjë nuk ka ndodhur, sikur nuk ka nevojë të reflektojë pse është në gjendjen që është. Përgjegjësi mbajnë ata që munden të mbajnë më shumë, Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Këta dy njerëz janë krijimi i problemit, nuk mund të jenë dhe zgjidhja e problemit. Sherri që ndodhi ishte një sherr për tavolinën e pushtetit.
Kështu tha në emisionin “Arnautistan”, eksperti i ekonomisë Dritan Shano, i cili duke komentuar situatën në Partinë Demokratike, u shpreh se në gjithë këto vite, metoda e Berishës është për ta eliminuar kundërshtarin, për ti hequr zërin dhe pulsin.
Sipas tij, Berisha nuk ndalet, dhe se është uragani që shkel dhe hekuros çdo gjë që ka përpara, por se në rastin e Bashës, tonet u rritën.
Goditjet tek aferat e biznesit që dalin në shtyp herë pas here, mungojnë. Dyshimet janë ose janë këto afera dhe Berisha nuk e çoi thikën deri në fund, ose nuk janë. Berisha nuk e hekurosi Bashën. Ajo parti është larg përmbushjes së misionit. Problemi që ka Shqipëria është një, unë kam identifikuar dominonë e parë që duhet të bjerë! Për të eliminuar problemin në shoqëri, janë eliminimi i kryetarëve të përhershëm, Berisha, Rama, Meta, por edhe Basha. Është e pamundur që ti t’i rrëzosh këta njerëz. Është votuar deri sa vdiq Enver Hoxha gjithmonë, por nuk duhet të jetë kështu.



