Çështja “Beleri”/ Kume: Avokati tha se janë përdorur “agjentë provokatorë”. U përmend precedenti me Mark Frrokun (VIDEO)

Çështja “Beleri”/ Kume: Avokati tha se janë përdorur “agjentë provokatorë”. U përmend precedenti me Mark Frrokun (VIDEO)

Avokatët e Fredi Belerit dhe përfaqësues të opozitës zhvilluan sot një konference për mediat ku dhe diskutuan lidhur me çështjen “Beleri”. Gazetari Mariglen Kume bën me dije për edicionin e lajmeve në MCN Tv se avokati Gjyzari tha se janë përdorur agjentë provokatorë ndaj Belerit, si dhe procedimi penal është bërë pa urdhër nga Prokuroria. Gazetari raporton se procedurat po ndiqen edhe nga dy avokatë grekë, që ishin të pranishëm në konferencë. 

Që në fillim të fjalës së tij avokati mbrojtës i z.Beleri Geni Gjyzari e ka nisur kundërshtinë e tij me atë që ndodhi një ditë më parë, kur u shty seanca ndaj z.Beleri, ai e cilësoi të paligjshme mos lejimin të marrjes së fjalës nga z.Beleri. Sipas tij janë përdorur agjentë provokator për z.Beleri dhe procedimi penal është nisur pa marrë më parë miratimin ose urdhrin nga Prokuroria. Po ashtu avokati i z.Beleri ka hequr një paralele, ai ka përmendur precedentin e z.Mark Frroku në vitin 2016, kur janë miratuar ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi, ku z.Frroku shkoi në seancë me pranga në duar për të votuar reformën në drejtësi. Ndërkohë një standard i dyfishtë është ndjekur me z.Beleri që nuk lejohet të betohet. Dy avokatë grekë thanë që po ndjekin me imtësi procedurat dhe kërkuan që të respektohet prezumimi i pafajasisë dhe të respektohen të drejtat e njeriut".
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy