Nga referendumet te qeveria teknike, Berisha tregon se çfarë pret të ndodhë në shtator (VIDEO)

Nga referendumet te qeveria teknike, Berisha tregon se çfarë pret të ndodhë në shtator (VIDEO)

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi në konferencën e sotme për mediat se është në një linjë me Partinë e Lirisë sa i takon nismës për referendumet. Po ashtu ai u ndal edhe te ideja për qeverinë teknike, duke u shprehur se nuk është diskutuar me Metën, por shtoi se imperativ është largimi i Ramës nga qeveria.

Mbi referendumet, Berisha tha:

Siç mund ta verifikoni, prej kohësh jemi shprehur për referendumet. Jem  i shprehur në disa takime. Dhe unë vlerësoj qëndrimin e Partisë së Lirisë për referendumet. Kushtetuta ka humbur sensin e saj me marrjen e të gjitha pushteteve nga Edi Rama, de facto ajo ka rënë.
Sepse misioni i saj i një Kushtetute është ndarja e pushteteve. Nëse kushtetutshmëria është futur si shtyllë bazë e demokracisë, është futur për balancën e pushteteve. Ky është misioni që këtu ka humbur. Përveç kësaj, janë bërë ndërhyrje në Kushtetutë të shumëllojta, që i kanë privuar asaj zhdërvjelltësinë. Së treti, Shqipëria është i vetmi vend ku qytetarët nuk mund të flasin me votën e tyre.

Ndërsa sa i takon qeverisë teknike ai u shpreh:

Ne nuk kemi diskutuar, por teza jonë është kjo, që Rama duhet të largohet një ditë e më parë. Pas largimit të kësaj qeverie, detyra themelore është përgatitja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. A do ngarkohet një qeveri teknike apo një qeveri ad hoc këtë do ta vendosin forcat politike, por largimi i Ramës është një imperative absolut”.

Më herët Berisha denoncoi punimet në aksin rrugor Qukës- Qafë Plloç, ku sipas Berishës ka një disnivel të qëllimshëm mes loteve, cka sipas tij është një akt kriinal për të vjedhur qytetarët.

Unë këtu jam për të deklaruar se, është e pandalshme vjedhja që dyshja Rama-Balluku po bën në rrugët e vendit. Ndërtimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë ka kaluar çdo afat kohor në historinë e vendit. 43 kilometra rrugë vazhdojnë prej 13 vitesh. Punimet për këtë rrugë kanë filluar në vitin 2009. Rruga u prokurua për ndërtim me një tender ndërkombëtar me 73 milionë euro. Me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, me një akt absurd, ai vendosi të anulonte ndërtimin e rrugës, pasi traseja ishte shtrirë në 10-12 kilometra, pasi financimi ishte i garantuar nga bankat e huaja. Por ai nuk realizoi dot këtë bllokim, pasi detyrimet e Shqipërisë nga anulimi i kontratave do ndëshkonin vendin.

Rruga që duhej të përfundonte në vitin 2014, vazhdon edhe në vitin 2022 dhe nuk ka shanse të përfundojë as këtë vit. Çfarë ka ndodhur? Nga 73 milionë që ishte fondi i prokuruar, gjer sot janë shpenzuar për ndërtimin e saj 225 milionë euro. Një rrugë që kalon në një territor jo shumë të vështirë, të jemi realistë. Të pjerrët, por jo të vështirë. Pa vepra madhore arti, tunele apo ura të gjata apo akuadukte të gjata. Është mbi trefishuar shpenzimi. Zhvillimi më i fundit është ky: në Trebinjë, lotet që ndërtoheshin në drejtim të njëri-tjetrit, na dalin në një disnivel prej 17 metrash. Tani ju duhet të dini se në rrugë që ndërtohen mbi sipërfaqen e tokës, kjo ndodh vetëm me qëllim. Nuk mund të ndodhë kurrë pa dashje. Rruga nuk projektohet nga kompanitë që e ndërtojnë, por nga kompanitë e projektimit.  

Projekti i rrugës shqyrtohet në çdo detaj nga Ministria e Punëve Publike. Kur kompania ndërtuese fillon zbatimin e projektit, ky zbatim mbikëqyret nga supervizori që përzgjidhet nga kompania dhe ministria. Ky disnivel është krijuar që të plackiten më tej taksapaguesit shqiptarë. Dhjetë ditë më parë Edi Rama njoftoi se janë marrë 50 milionë euro të tjera borxh për vazhdimin e kësaj rruge. Është disnivel i madh, kjo kërkon stërzgjatje, zhvlerëson kategorinë e rrugës, dhe ky akt kriminal e bën rrugën, një rrugë qesharake. Tani duhet ta stërzgjatin derisa të puqin lotet në Trebinjë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy