Grushti i shtetit në Turqi, 50 mijë të burgosur dhe mbi 43 mijë të liruar

Grushti i shtetit në Turqi, 50 mijë të burgosur dhe mbi 43 mijë të liruar

Ministria e Drejtësisë e Turqisë ka bërë të ditur se deri më tani është ndërmarrë procedurë ligjore ndaj 169.013 të dyshuarve në kuadër të hetimeve lidhur me tentativën për grusht shteti më 15 korrik të vitit të kaluar nga organizata terroriste FETO, prej të cilëve 50.510 personave u është caktuar masa e arrestit me burg, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga 50.510 të burgosurit, 169 janë gjeneralë, 7.098 kolonelë, 8.815 pjesëtarë të policisë, 24 prefektë, 73 zëvendësprefektë, 116 krerë të zonave të vogla administrative, 2.431 anëtarë të gjyqësorit dhe 31.784 me detyra të tjera.

Ndërkaq, autoritetet turke kanë marrë vendim për mbikëqyrje gjyqësore për 43.404 persona, prej të cilëve 3.046 ushtarë, 5.024 policë, nëntë prefektë, 27 zëvendësprefektë, 73 krerë të zonave të vogla administrative, tre anëtarë të Gjykatës Supreme dhe 39.041 persona me detyra të tjera.

Nga ana tjetër, gjatë hetimeve, 43.404 persona janë lënë të lirë, prej të cilëve 10.033 persona nga prokuroria dhe 33.371 persona nga forcat e sigurisë.

Në kuadër të hetimit, po ashtu është marrë vendimi për ndalimin e 8.087 personave, prej të cilëve 152 ushtarë, 392 policë, tre zëvendësprefektë, nëntë krerë të zonave të vogla administrative, 256 anëtarë të gjyqsorit dhe 7.266 persona me detyra të tjera.

Ndryshe, si pasojë e tentativës për grusht shteti vitin e kaluar më 15 korrik nga organizata terroriste FETO, 250 civilë u martirizuan, kurse 2.193 të tjerë u plagosën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy