
Një shtetas holandez nuk arriti të dilte dot nga lumi Osmun ku u fut me gruan për rafting, ndërkohë dje në Valbonë dy turistë humbën jetën pasi ranë në greminë.
Lidhur me këtë Fisnuik Muça, aktivist për Guidën e Turizmit malor në një lidhje skype me MCN Live deklaroi se shkak kryesor i këtyre aksidenteve mbetet mungesa e informacionit dhe pajisjeve të duhura për të përshkruar këto destinacione.
Ai tha se kanë tri vite që kanë kërkuar marrjen e masav, por që deri tani nuk kanë marrë asnjë zgjidhje, ndërsa theksoi se po punohet përt përmirësimin e shërbimeve. Sipas tij, grupet e organizuara janë më pak të rrezikuara nga këto aksidente të turizmit malor.
Në përgjithësi Thethi dhe Valbona janë bërë të famshme për të huajt dhe shumë po vijnë këto vitet e fundit dhe sezoni ka nisur shpejt për të mos kapur dhe atë valën e masivizimit, por nuk marrin informacionet e duhura dhe shumë nga këta tentojnë ta kalojnë qafën e Valbonës pa pasur pajiset e duhura dhe një guidë të nevojshme për të kaluar me sukses rrugën Theth- Valbonë. Për fat të keq ndodhin dhe këto fatkeqësi sepse ata që shkojnë pa marrë informacion mendojnë se gjatë kësaj periudhe mund të kalohet nga shtegu i verës, por atje ka ende borë. Megjithatë gjatë kësaj periudhe nuk këshillohet shtegu i verës, por ndiqet ai i Ullukut të ortekut por dhe kjo duhet të behët me një guidë lokale dhe me pajisjet si kazëm dhe litar.
Në vijim ai theksoi se kjo që ka ndodhur ka ardhur ndoshta për shkak se ata nuk kanë pasur informacionet e duhura dhe kanë ndjekur shtegun e gabuar për këtë periudhë.
Në bazë të statistikave si vjet dhe këtë vit mirë do të ishte që gjatë kësaj periudhe të mos lejoheshin të kalonin turistë në këtë shteg. Ka ardhur koha të ndërhyhet dhe të mos lejohet që të kalojnë turistët vetëm pa guidë dhe paisje. Kemi 3 vite që kërkojmë marrjen e masave, por nuk kemi marrë asnjë zgjudhje deri tani. Ka disa vite që po ndodhin të tilla tragjedi ose duhen marrë masa ose nëse kjo nuk bëhet duhet të mbyllet ai shteg deri në periudhën e përshtatshme. Mendoj se strukturat janë ngritur dhe po ngrihen dhe po punohet goxha për përmirësimin e kësaj, gjithsesi mendoj se kur kemi pasur nevojë emergjenca civile na është gjetur pranë gjithmonë, por duhen struktura lokale dhe në këto zona, Theth dhe Valbonë sepse ata janë më afër me aksidentet dhe kanë mundësi për ndihmë më të shpejtë.
Në fund Muça tha se problem mbetet periudha tani prill-maj se ka ende prani të borës, se në verë nuk është problematike.
Problemi i vetëm është i turistëve individual, por kam përshtypjen se në të dyja luginat Theth dhe Valbonë shtëpitë japin goxha informacione, por ndoshta ka dhe raste kur ata mendojnë se janë të zotë. Nëse mungojnë informacionet dhe pajisjet e duhura rrisku është i lartë. Por me rëndësi është që mund ti kesh pajisjet por duhet dhe të dish ti përdorësh. Unë s’do këshilloja shtegun e verës këtë periudhë.



