Talibanët pritet të njoftojnë formimin e qeverisë së re pas lutjeve të pasdites

Talibanët pritet të njoftojnë formimin e qeverisë së re pas lutjeve të pasdites

Talibanët pritet të formojnë një qeveri të premten, ndërësa ajo po përballet me një presion të brendshëm dhe ndërkombëtar për sundimin e Afganistanit.

Njoftimi i një administrate të re mund të bëhet pas lutjeve të pasdites të së premtes, thanë dy burime talibane për agjencinë e lajmeve AFP, ndërsa grupi po përpiqet të shmangë një sfidë të armatosur nga rebelët në rajonin e Luginës Panjshir.

Kombet e Bashkuara thanë se kishin rifilluar fluturimet humanitare në disa zona të vendit, duke lidhur kryeqytetin pakistanez Islamabad me Mazar-i-Sharif në Afganistanin verior dhe Kandahar në jug.

Dhjetëra mijëra afganë janë zhvendosur brenda vendit për shkak të dhunës së fundit. Rreth gjysmë milioni të tjerë vlerësohet se do të bëhen refugjatë në vendet fqinje si Pakistani dhe Irani.

Aeroporti kryesor i vendit në Kabul mbetet i mbyllur, por pritet të rihapet brenda pak ditësh me ndihmën e ekspertëve teknikë nga Katari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy