Nuk ndalen sulmet në Ukrainë, vriten 3 fëmijë, gra shtatzëna nën rrënoja

Nuk ndalen sulmet në Ukrainë, vriten 3 fëmijë, gra shtatzëna nën rrënoja

Trupat e pesë personave, mes tyre 3 fëmijë, u gjetën nën rrënojat e një ndërtese të bombarduar nga forcat ruse në Chernihiv, në veri të Ukrainës, pranë kufirit me Bjellorusinë.

Një fakt i tillë konfirmohet nga shërbimet e emergjencave lokale, të cituara nga Ukrinform.

Forcat ruse kryen një sulm ajror pasditen e së mërkurës, në qendrën sportive të Neptun, e përdorur si strehë për gratë shtatzëna dhe nënat me fëmijë të vegjël. Lajmi u konfirmua nga kreu i administratës rajonale të Donetsk, Pavlo Kyrylenko.

Gra shtatzëna dhe fëmijë ndodhen nën rrënoja. Vijojnë kërkimet për shpëtim.

Bombardime ka pasur edhe në Kiev, ku raketat goditën disa shtëpi private në distriktin e Podilsky. Konfirmimi vjen nga kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, ndërkohë që në vendngjarje ndodhen mjekë dhe ekipe të ndihmës së shpejtë.

Agresioni rus ndaj Ukrainës, nisi më 24 shkurt, duke shkaktuar mijëra viktima nga të dyja palët, dhe qindra të vrarë edhe mes popullsisë civile.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy