Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë regjistruar 159 raste të reja me Covid-19.
Shifra del nga 1085 testime të kryera.
Ndërkohë, janë shëruar 265 pacientë me Covid-19.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 87 raste në Tiranë, 11 në Elbasan, 9 në Fier, 7 në Berat, 5 në Durrës, nga 4 raste në Korçë, Gjirokastër, nga 3 raste në Krujë, Lezhë, Vlorë, Dibër, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Klos, Gramsh, nga 1 rast në Lushnjë, Mirditë, Kamëz, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Divjakë, Fushë-Arrëz, Memaliaj, Vorë, Cerrik.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 202 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit e ka humbur betejën me COVID-19, një 75-vjeçar nga Tirana.
COVID-19 – Statistika (2 tetor 2020)
Testime totale 90138
Raste pozitive 13965
Raste të shëruara 8342
Raste Aktive 5239
Humbje jete 389 (Qarku Tiranë 185, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2638
Durrës 572
Shkodër 386
Elbasan 286
Lezhë 272
Korçë 237
Fier 230
Vlorë 187
Kukës 144
Berat 116
Dibër 98
Gjirokastër 68



