
Pas zgjedhjes së Gazment Bardhit si kryetar të grupit parlamentar të PD-së zyrtare ka reaguar Sali Berisha.
Ai ka deklaruar se nuk do të njihet asnjë strukturë paralele, duke ftuar deputetët të bashkohen.
“Nuk kam asnjë koment për këtë, përveç komentit që unë ftoj të gjithë deputetët e PD të bashkohen dhe të vazhdojmë betejën për zgjedhjet e lira. Ne nuk mund të njohim asnjë lloj strukture paralele të PD. Ne i ftojmë të gjithë deputetët të ulen, të diskutojnë. Ne jemi të hapur ndaj tyre, por ka rregulla, ka statute”, tha Berisha.
I pyetur nëse do të japë dorëheqjen nëse humbet në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në vitin 2025, Berisha u shpreh: “Unë do zbatoj statutin. Statuti thotë dorëheqje automatike. Ai ka një kuptim të fortë".



