Hoxha: Ka një krizë shumë të madhe në PD, me Bashën nuk do vijmë asnjëherë në pushtet

Hoxha: Ka një krizë shumë të madhe në PD, me Bashën nuk do vijmë asnjëherë në pushtet

“Ka një lloj krize mes bazës dhe Bashës është krizë shumë e madhe”. Kështu tha mbrëmjen e sotme nga emisioni “Arnautistan’ në MCN TV, Indrit Hoxha ish-anëtar i këshillit kombëtar të PD.

Siç u shpreh Hoxha në 8 vite me Lulzim Bashën në krye statuti i PD është shkelur dhe sipas tij me kryetarin aktual PD nuk do të vijë asnjëherë në pushtet.

“Ka një lloj krize mes bazës dhe Bashës. Është krizë shumë e madhe. Statuti i PD është shkelur në këto 8 vite dhe është bërë leckë dhe kjo nuk ka ndodhur vetëm me vendimin për Berishën, por edhe për zgjedhjet e 25 prillit. Askush nga të rinjtë nuk u promovua dhe një pjesë i përjashtoi. Është shkelur statute në zgjedhjen e kandidatëve. Berisha është sot njeriu i dukur për ta bashkuar partinë. Nëse Basha do jetë kreu i PD fatkeqësisht ajo parti sipas meje nuk do vijë ndonjëherë në qeveri”, tha Hoxha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy