U mbulua me grafitë në protestat e “Black Lives Matter”, statuja e Colston shfaqet në muze

U mbulua me grafitë në protestat e “Black Lives Matter”, statuja e Colston shfaqet në muze

Të premten, statuja e tregtarit të skllevërve të shekullit të 17-të të Edward Colston, e cila u rrëzua qershorin e kaluar gjatë një protestë të “Black Lives Matters”, u ekspozua në muze.

Për shkak të protestave të mëparshme, statuja e tij nuk u vendos në qendër të qytetit, por u ekspozua në muzeun “M Shed”, në Bristol.

Debati rreth Colston filloi në verën tw vitit 2020 kur “shpërthyen”  protestat masive nga “Black Lives Matter” dhe pak e dinin historinë e tij të jetës.

Kjo me siguri është zhgënjyese për ata që mbronin përkujtimin e një vrasësi.

Për gati 300 vite që nga vdekja e tij në 1721, Colston ishte pak i njohur jashtë Bristolit. Pak do ta kishin imagjinuar që statuja e tij do të bëhej imazhi totemik për luftërat e historisë së Britanisë në shekullin 21. 

Pas shfaqjes së statujës në ekran, njerëzit nisën të pyesnin nëse ekzistonte një kënd i përsosur për të, ndoshta ende i panjohur për profesionistët e muzeut, për shfaqjen e statujave të vrasësve masivë në të cilën krimet e tyre bëhen të pranueshme nga publiku.  

Ajo çfarë nisën të pyesnin tjetër qytetarët ishte se përse statuja ishte ende me mbishkrimet nga demonstrata e qershorit të kaluar.

Por ajo që vlerësuan profesionistët e muzeut në Bristol ishte që grafitet të qëndronin pasi ato tashmë ishin pjesë e historisë së saj, shkruan David Olusoga.

Kritiku i artit Alastair Sooke, i cili javën e kaluar e krahasoi Colston, një njeri bashkëpunëtor në vdekjen e rreth 19,000 njerëzve, me një "njeri të famshëm turpërues", arriti në përfundimin se mos heqja e mbishkrimeve ishte një fyerje e llogaritur . 

Colston ndihmoi në vrasjen e mijëra njerëzve, por sipas Sooke në këtë rast ai ishte një “viktimë”. “A kemi ngecur në një skenë vrasjeje?”, pyeti ai. Përgjigja sigurisht është se “Colston” ishte autori dhe jo viktima.

Kritikët e artit londinez që portretizojnë vrasësit masivë si viktima, si politikanët e Westminsterit që ndezën një konflikt kulturor, e bëjnë këtë nga një distancë e sigurt dhe në një mjedis pa pasoja. 

Burimi: The Guardian Përshtati: MCNtv.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy