Burimi: Amerikanët i dhanë dritën jeshile SPAK për arrestimin e Vlora Hysenit. Skandalet nuk ia prekin lëkurën Ramës

Burimi: Amerikanët i dhanë dritën jeshile SPAK për arrestimin e Vlora Hysenit. Skandalet nuk ia prekin lëkurën Ramës

Analisti Genc Burimi ndan bindjen se janë amerikanët ata që i dhanë dritën jeshile SPAK, për lëshimin e urdhrit të arrestit për ish-drejtuesen e Shërbimit Informativ Shqiptar, Vlora Hyseni, e akuzuar si bashkëpunëtore e kreut të grupit të strukturuar kriminal të AKSHI-t, Ergys Agasi.

 

Ai tha për MCN TV, se këto skandale nuk e prekin lëkurën e Edi Ramës, për sa kohë që SPAK nuk e thërret për ta marrë në pyetje Kryeministrin.

 

Burimi thotë se i bëri përshtypje që ndërsa prej tre ditësh Hyseni është arrestuar, nuk pati asnjë reagim nga ndërkombëtarët.

 

Amerikanët e kanë SPAK nën urdhra, ata e vendosën arrestimin e Vlora Hysenit. Pa dritën jeshile të amerikanëve nuk arrestohej Vlora Hyseni, janë amerikanët që vendosën arrestimin e saj. Ne kemi të bëjmë me një superfuqi botërore. Ndaj sot protesta është shumë më e rëndësishme në Shqipëri, për të treguar se nuk vendosin ndërkombëtarët, por populli. 

 

Partia Demokratike ka 13 vjet që flet për skandale, që kur Rama erdhi në pushtet. Skandale ka plot Shqipëria, por këto nuk e prekin, vetëm i përkëdhelin lëkurën Edi Ramës, për sa kohë që SPAK nuk e thërret për ta marrë në pyetje Edi Ramën. 

 

Pse u desh Vlora Hyseni të arrestohej në mungesë duke qenë në Azerbajxhan ku janë dhe rusët? Për t’i përcjellë mesazh dhe Rusisë. Për amerikanët, Agasi është askush. Korrupsion ka kudo! Nuk iu bëhet vonë amerikanëve për korrupsion, të jetë për korrupsion arrestohet Edi Ramën. 

 

Amerikanët nuk flasin, se nuk duan që të rrëzojnë Ramën. Ergys Agasi e gjente forcën nga Rama. Janë njerëz që Rama iu thotë që kudo që të shkoni me emrin tim, do ju hapen dyert.

 

Lidhur me ambasadorin e ri të SHBA-së në vendin tonë, Eric Wendt, Burimi tha se pret të shohë qëndrimin e tij, nëse ambasada amerikane është pro Edi Ramës apo jo.

 

Do shikohet shumë shpejt. Shteti ka rënë me arrestimin e zonjës Vlora Hyseni, nuk pashë asnjë reagim të vetëm as nga SHBA, as nga NATO, ndaj pres zotin ambasador të shohë se në cilin kamp është. 

Pres të shohim me lupë çdo simbol, çdo fjalë, nëse do anojë krahë qeverisë, opozitës apo protestës. Nëse amerikanët e bëjnë kalkulimin me Ramën. 

 

Sot kjo administratë vazhdon të bëjë aleancë me Edi Ramën, kjo është ajo që shoh unë. Por është e pakuptueshme që asnjë kritikë për arrestimin e zonjës Hyseni dhe asnjë kompliment për ata që arrestojnë. 

Amerikanët duan të vazhdojnë me Ramën, por po shohin se çdo protestë mban element pasigurie. Dhe në këtë rast është Berisha rezervë. Prandaj ia hoqën non gratën, që të jetë një Joker. E shohin Berishën si stol rezervë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy