Universitetet publike do kthehen në fondacione/ Karabina: Biznes i pastër, do i dorëzohen privatit (VIDEO)

Universitetet publike do kthehen në fondacione/ Karabina: Biznes i pastër, do i dorëzohen privatit (VIDEO)

Pedagogia Mirela Karabina, për Vendimin e Këshillit të Ministrave për të kthyer institucionet e arsimit në fondacione, thotë se nuk është draft, por VKM dhe nuk mund të shkëputet nga realiteti ndryshimi për statusin e universitetit.

Nga studio e MCN Live, Karabina tha se VKM për kthimin e universiteteve në fondacione vjen në një moment ku 44% e familjeve shqiptare sigurojnë vetëm jetesën bazike, ku kjo shifër pritet të rritet me rritjen e çmimeve.

Ajo shtoi se një ditë të bukur Kryeministri realizon atë që e ka filluar që kohë më parë me ligjin e vitit 2015 ku një nga llojet e universitetit, është universiteti publik i pavarur.

Modeli që ke marrë është anglo-sanksion, një model që nuk ke asgjë të përbashkët me mendësinë dhe zhvillimin e një vendi si Anglia.

Dhe Kryeministri dhe Ministria e Arsimit kanë nxjerr si argument që kemi përmirësim të nivelit të arsimit.

Vjen në një moment kur kemi një reformë të ndërmarrë në arsimin e lartë dhe Kryeministri na thotë se arsimi i lartë ka nevojë për një reformim të thellë.

Rama premtoi rritje financimi për arsimin, por nuk e bëri. Kush mban përgjegjësi për çfarë ka ndodhur deri tani?

Besueshmëria për të kthyer universitetet në universitete që të menaxhohen jo nga shteti, është në nivelet më të ulëta.

Kryeministri ofron ndryshimin e statusit juridik të Universitetit të Tiranës. Por që kur ka nisur qeverisja e Ramës Universiteti i Tiranës ka qenë lajtmotiv çdo vit.

Jetojmë në këtë situatë ku kemi një korrupsion të lartë, ku pronat publike po zhvaten dhe universitetet shtetërore kërkon ti kthesh në fondacion.

Universiteti i Tiranës ka shumë prona dhe statusi i tyre di të ndryshojë. Kur jeton në një situatë kur çdo ditë ballafaqohesh me korrupsion, universitetin shtetëror kërkon t’ia japësh fondacionit.

Ministria e Arsimit dhe Kryeministri duhet të japin llogari çfarë ka ndodhur me reformën e arsimit të lartë, ku jemi? Pse kërkohet reformim? Se ka dështuar reforma!

Ne nuk dimë se cila është politika zhvillimore e universiteteve dhe pse universitetet rajonale po mbyllen. Një ditë të bukur Kryeministri thotë s’ka pse të ekzistojnë, le t’i përqendrojmë të gjitha në Tiranë.

Kryeministri ka pwr detyrë të dëgjojë ekspertët dhe pastaj t’ua larë ekspertëve. I pari që duhet të mbajë përgjegjësi dhe të japë llogari është Kryeministri.

Sipas saj, kjo VKM është futur që në vitin 2015 dhe një nga pikat ka qenë për universitetet publike të pavarura dhe në gjithë këto vite ka pasur përplasje qeveri-universitet dhe qeveri-rektor.

Karabina tha ndër të tjera se vetëm tek ne mund të ndodhë diçka e tillë që në 7 vite çfarë ka ndodhur me këtë ligj dhe ku protesta studentore nxori zbuluar se çfarë ndodhi në Universitetet tona.

Kryeministri gënjen se gjithë këto vite paska punuar për këtë, për të rrënuar universitetet duke thënë se nuk kemi fuqi për t’i mbajtur. Tani ia lëshon një fondacioni.

Ky është një biznes i pastër dhe ligji për fondacionet është ndryshe. Kjo që po ndodh nuk ka qenë transparente, ka qenë me qëllim ndër vite, nuk i është bërë e ditur as botës akademike dhe askujt.

Këtu nuk mban përgjegjësi askush dhe sot na thonë që universitetet shtetërore do i lëshohen privatit. Kryeministri del e thotë para rektorëve dhe ata e duartrokasin.

Universitetet janë të varura dhe dalja e VKM në nëntor dhe pasi të botohet në Fletoren Zyrtare, universitetet mund të jenë duke përgatitur dokumentacionin dhe kjo mund të ndodhë në shtator.

Po rektorët ku janë? Se një palë gënjen. Cila palë nuk është në rregull? Universitetet e rretheve pse janë katandisur kështu, nuk është vetëm rënia e numrit të studentëve.

Karabina deklaroi se ndër vite gjithë lufta është bërë për pronat e universitetit, rivlerësimin e tyre, çka do të çojë edhe në rritjen e tarifave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy