
SHBA ka regjistruar 150 mijë raste të reja me Covid dhe 1.209 viktima në 24 orët e fundit.
Këto shifra e çojnë numrin e përgjithshëm të të infektuarve që prej fillimit të pandemisë në 19.1 milionë persona të prekur, ndërkohë që numri total I viktimave ka arritur në 333 mijë persona.
Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në Shtetet e Bashkuara deri tani kanë shpërndarë më shumë se 9.5 milionë doza të vaksinës, ndërkoë që janë administruar vetëm 1.9 milionë të tilla.
SHBA ka miratuar për përdorim dy vaksina, atë të Pfizer-BioNTech dhe Moderna-n.
Vaksina e Pfizer-BioNTech është vlerësuar me një efikasitet prej 95 për qind, derisa vaksina e Moderna-s është 94 për qind efektive.



