Përplasja me armë në Malësinë e Madhe, Druni: Dy autorët qëlluan drejt familjes Kurtaj edhe në mëngjesin e ditës së djeshme (VIDEO)

Përplasja me armë në Malësinë e Madhe, Druni: Dy autorët qëlluan drejt familjes Kurtaj edhe në mëngjesin e ditës së djeshme (VIDEO)

Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë të një natë më parë në fshatin Grumierë të Malësisë së Madhe.

Gazetarja Bendis Druni në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv thotë se sipas burimeve nga policia në mëngjesin e 1 shkurtit dy persona të maskuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës në pronësi të familjes Kurtaj.

Më pas dy autorët janë larguar për t’u rikthyer sërish në darkë, por u përballën më tre djemtë e familjes. Ata u vendosën në ndjekje të autorëve, të cilët u kundërpërgjigjen me armë.

Djemtë e familjes Kurtaj janë vënë në ndjekje të këtyre dy personave, por nuk kanë mundur të zbulojnë drejtimin që kanë ndjekur dy autorët që ishin duke lëvizur me motor. Këta dy persona janë kthyer po nga zona malore në të cilën janë larguar në orët e para të mëngjesit dhe janë rikthyer rreth orës 18: 00 të ditës së djeshme duke synuar të qëllonin drejt banesës, por janë hasur me 3 djemtë e familjes Kurtaj të cilët i kanë zënë pritë. Dy autorët janë larguar por kanë qëlluar kundrejt djemve të familjes Kurtaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy