Familja shqiptare bëhet virale në rrjet/ Ja si 10 burra u “bindën” të veshin të njëjtën këmishë në dasmë!

Familja shqiptare bëhet virale në rrjet/ Ja si 10 burra u “bindën” të veshin të njëjtën këmishë në dasmë!

Të bëhesh pjesë e një rrengu pa e kuptuar, aq më tepër në një dasmë, është ndonjëherë kujtimi më i bukur që do të mbetet për vite me radhë. 

Kështu ndodhi me një familje shqiptare nga Struga, me banim prej dekadash në SHBA, e cila u bë virale në rrjetet sociale, pasi 10 burra u shfaqën të veshur me të njëjtën këmishë, pa e ditur fare se ishte një kurth i organizuar nga një prej kushërirave të tyre.

Pas këtij plani të kurdisur bukur qëndron Shaqe Dauti, e cila për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, së bashku me prindërit e saj, tregoi me humor se si lindi ideja dhe si arriti t’i "bindë" 10 burra të familjes që të vishnin të njëjtën këmishë në dasmën e nipit në Shqipëri.

Shaqe:

Kemi pas dasmën e djalit të kushëririt dhe kur shkuam në Shqipëri, mendova të bëjmë diçka ndryshe. 

U thashë kushërinjve se për një natë do t’u dhurojmë një këmishë, që ta veshin të gjithë njësoj.

 Burri im nuk pati problem, më tha vetëm: ‘Kur ma bleve, e vesh pa problem.’ 

Ishte hera e parë që organizova një rreng të tillë. Pastaj kur i pamë të gjithë të veshur njësoj, ishte thjesht e mrekullueshme. 

Ka pasur komente që thonin: ‘Si i binde kështu?’ Por më së shumti kishte reagime pozitive.

Idri: 

Gruaja më tha të dal jashtë dhe më dha këmishën. 

Kur ta jep gruaja, ç’të bësh? E vesha. Në fillim u ndjeva i çuditur kur pashë vëllanë me të njëjtën këmishë. Pastaj pamë edhe të tjerët dhe qeshëm pafund kur kuptuam rrengun.

Luljea:

Une e nxora jashtë Idrin dhe i thashë ‘ndërroje këtë këmishën që ke, nuk shkon fare!’ , ai u bind dhe qeshëm të gjithë kur e kuptuan.

Milaimi:

Unë kisha marrë një këmishë të shtrenjtë për dasmën, por kur shkova atje dhe i pashë të gjithë njësoj, u çudita. Thashë me vete: ‘Çfarë ka ndodhur?’ Por në fund ishte shumë argëtuese.

 Ja kaluam bukur dhe u kënaqëm.

Kjo iniciativë spontane u kthye në një moment gazmor për të gjithë, duke sjellë buzëqeshje dhe energji pozitive jo vetëm në dasmë, por edhe në rrjetet sociale, ku videot u shpërndanë me shpejtësi dhe u përkrahën nga të gjithë për faktin se si arritën te bindeshin të gjithë burrat e familjes të vishnin të njëjtën veshje pa e ditur. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy