Guns N' Roses padisin prodhuesit e birrës Guns 'N' Rosé

Guns N' Roses padisin prodhuesit e birrës Guns 'N' Rosé

Guns N’ Roses padisin një fabrikë birre në Kolorado për shkelje të markës tregtare, pasi e kanë quajtur birrën e tyre Guns ‘N’ Rosé.

Sipas tyre, konsumatorët mund të ngatërrohen dhe të kujtojnë se bëhet fjalë për një bashkëpunim zyrtar.

Në padi thuhet se “ky është një dëm i pariparueshëm” për markën e tyre dhe cenon reputacionin e biznesit dhe të vetë emrit të tyre”.

Fabrika e birrës nuk mund ta përdorë emrin e grupit pa miratimin a licensën e tij, janë shprehur Guns N’ Roses.

Grupi kërkon dëmshpërblim, sipas ligjit.

Fabrika e birrës Oskar Blues Brewery nuk është përgjigjur ndaj padisë. /Sipas The Guardian/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy