
Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg, do të vijë sot për një vizitë të shkurtër në Tiranë. Ai do të pritet në aeroportin “Nënë Tereza” nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Fillimisht ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama, me të cilin do të mbajë edhe një konferencë të shkurtër për shtyp. Më pas Stoltenberg do të zhvillojë një takim dypalësh në Presidencë.
Pas largimit nga Tirana ai do të udhëtojë drejt Maqedonisë.
Vizita e sekretarit Stoltenberg e gjen Shqipërinë në një klimë politike aspak të qëndrueshme, ku mazhoranca ka lajmëruar të shtunën se do të nisë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit, pavarësisht se opozita ka thënë se nuk do ketë zgjedhje.



