
Analisti Pano Soko tha në studion e MCN Live se tha se SPAK, GJK, BKH, gjyqësori do të jenë opozita administrative që do të qëndrojë përballë parlamentit dhe qeverisë që janë noterizuese të Ramës.
Sipas Sokos është e rëndësishme që në Gjykatën Kushtetuese të mos përzgjidhen njerëz që përfolur për rekorde negative.
Pushteti lokal nuk ekziston. Kemi pushtet të deleguar qendror. Bashkitë që janë të PS, sot janë pushtet i deleguar, janë në varësi të qeverisë nuk ekziston ndarja e pushtëve mes pushtetit qendror dhe lokal. Parlamenti është noterizues i atyre që vendos qeveria, që në vetvete është noterizues i atyre që vendos Rama. Mbetet hallkan gjyqësore për të shpëtuar çfarë të mundet nga ky superpushtet.
Këtu merr vlerë pjesa e GJK. Që njerëzit aty të jenë me integritet, për të qëndruar përballë qeverisë siç e kërkon Kushtetuta dhe interesi publik. Kemi nevojë për opozitë administrative karshi punëve të qeverisë dhe kjo opozitë administrative, duke qenë se opozita politike është e dobët, nuk ka numra në asnjë prej institucioneve, opozita administrative është ajo që mbetet në plan të parë.
Është SPAK, GJK, BKH, gjyqësori.
E shoh me kureshtje pa dashur ta paragjykoj për personat që po zgjidhen. Është e rëndësishme të jenë njerëz që nuk janë përfolur për rekorde negative në opinionin publik.
Do të kemi garë mes njerëzish të paktën për pozicionin e Olta Zaçes, që vijnë nga GjL. Janë njerëz që i kam dëgjuar në media. Kjo nuk është pozitive. Njerëz që janë përfolur, kanë pasur çështje për të diskutuar.
Llagami është diskutuar për çështjen e Bushkës, nuk e dimë sa të vërteta janë.



