Një automjet me 20 turistë është aksidentuar këtë të mërkurë në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, e si pasojë janë plagosur 5 persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Shkak mendohet të jetë përgjumja e drejtuesit të automjetit, Arben Lame 46 vjeç, nga Fieri, i cili është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.



