Moti në një javë/ Gjoni: Deri në fundjavë reshje të herëpashershme shiu, kthesë pozitive javën tjetër

Moti në një javë/ Gjoni: Deri në fundjavë reshje të herëpashershme shiu, kthesë pozitive javën tjetër


Një javë me vranësira dhe reshje lokale shiu pritet të shoqërojë vendin, sipas parashikimit të IGJEUM. 

 

Meteorologia Anira Gjoni bëri të ditur për “MCN Live” se reshjet e herëpashershme do të jenë prezente deri në fundjavë.

 

Kjo javë do të karakterizohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me shtim të vranësirave dhe reshje të dobëta shiu në pjesën më të madhe të territorit.

Do të kemi vranësira të shpeshta gjatë gjithë javës, të shoqëruara me reshje të dobëta dhe lokale shiu pothuajse çdo ditë deri në fundjavë. 

 

Sot dhe nesër temperaturat do të pësojnë një rritje me rreth 2 gradë, ndërsa e mërkura do të sjellë ulje të temperaturave dhe rikthim të reshjeve të shiut.

 

Reshjet do të jenë të dobëta dhe lokale, pa sjellë problematika në territor.

 

Për sa i përket temperaturave, në zonat e ulëta pritet që minimumet të luhaten rreth 14-17°C dhe maksimalet deri në 23-25°C, ndërsa në zonat malore temperaturat minimale do të zbresin deri në 10°C dhe maksimalet do të arrijnë deri në 18°C. 

Nga dita e enjte pritet një rënie e lehtë e temperaturave minimale me rreth 2 gradë Celsius.

 

Meteorologia Gjoni theksoi se nga java tjetër pritet një përmirësim i motit, me kthjellime më të shumta dhe temperatura më të larta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy