Kriza e fuqisë punëtore/ Soko: Korrupsioni është shtrirë kudo, largimi i qytetarëve jo vetëm për shkak të pagave (VIDEO)

Kriza e fuqisë punëtore/ Soko: Korrupsioni është shtrirë kudo, largimi i qytetarëve jo vetëm për shkak të pagave (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Pnao Soko në MCN Live ka komentuar lidhur me krizën e fuqisë punëtore për të cilën u shpreh se sot është bërë e vështirë gjetja e një profesionisti. Ai tha se kjo është një çështje që prek më tepër qytetarët pasi në Shqipëri nuk kemi barazi para ligjit.

Sipas tij, korrupsionin sot e kemi të përhapur jo vetëm në qeverisje por dhe te pjesët e tjera të shoqërisë si mjekët, arsimtarët, pra janë një kompleks gjërash dhe jo vetëm pagat që detyrojnë qytetarët të largohen nga vendi.

Gjithsecili del nga jeta e vetë e përditshme në këto konstatime. Mungesa e profesionistëve ka bërë që ata të ridimensionojnë dhe njëherë raportin e pagesës dhe punës.

Ky është një ekuilibër i ri në treg, por problemi është se ne duhet ta shohim më thellë se sa të merremi  me disa të dhëna të thjeshta të një viti ekonomik të radhës që nuk është se do vijë me ndonjë surprizë.

Viti 2024 do jetë një vit pa surpriza, do vazhdojmë të kemi të njëjta rritje çmimesh, të njëjta kërkesa për tu larguar. Shqipëria ka disa dekada që është kthyer në moçal dhe nuk po e kupton që moçali të merr poshtë por të pëlqen ai ujë i ngrohtë.

Ne vazhdojmë me këtë moçal dhe në 2024 por problemi është se nuk e kemi parë asnjëherë impaktin e kësaj keqqeverisje. Asnjëherë se kemi parë seriozisht dhe Rama kur e diskuton sot nuk e diskuton në prizmin se është i shqetësuar, por e diskuton si debat për ta bërë.

Problemi që ka Shqipëria është se njerëzit që jetojnë në të nuk po e gjejnë më veten në këtë vend. Është dhe për shkak të ekonomisë, por prioriteti ynë si shoqëri nëse duam ta bëjmë të jetueshëm për vendin nuk duhet të shohim vetëm pagat, por pabarazia para ligjit.

Korrupsionin e kemi të përhapur jo vetëm në qeverisje por dhe te pjesët e tjera të shoqërisë si mjekët, arsimtarët sepse të gjithë thonë përderisa e bën ai lartë pse të mos e bëj unë. Nuk do i mbajmë dot njerëzit këtu për aq kohë sa s’kemi sistemin shëndetësor, pra janë një kompleks gjërash dhe jo vetëm pagat. Të gjithë e trajtojnë por asnjë nuk mendon realisht se çfarë duhet të bëjnë sepse nuk po ikin njerëzit vetëm për pagat.

Më tej ai shtoi se sektori më i prekur pas turizmit sot është bujqësia e cila po gërryet gjithnjë e më tepër. Ai tha se paga mesatare në Shqipëri vazhdon të jetë 600 euro dhe sipas tij për ta ndryshuar këtë duhet presion popullor ndaj qeverisë, por më shumë se gjysma e popullsisë është jashtë shtetit.

Problemi që kemi është se ne e shikojmë plagën në mënyrë shumë sipërfaqësore, ndërkohë që pjesa më e madhe e plagës është poshtë saj. Ne kemi sot sektorin kryesor të ekonomisë pas turizmit që është bujqësia e cila po gërryet gjithnjë e më tepër.

Ajo po na sjell faktin që produkti bujqësor po humbet terren dhe në tregun shqiptar. Ne po rrënojmë sot pjesën më të madhe të ekonomisë shqiptare përmes kësaj sjellje politike. Problemi kryesor që ne kemi është se në zinxhirin kryesor të një vendi janë njerëzit dhe nxitja duhet të vinte jo nga studiot televizive por nga ata.

Paga mesatare vazhdon të jetë 600 mijë lekë. Të gjitha këto krijojnë këtë atmosferën, pra në të gjitha krahët kemi vendosur veten në një moçal ku presim të mbytemi.

Ndryshimi duhet të nisë nga thelbi, që janë qytetarët, pastaj përgjegjësia kryesore është e qeverisë e cila do presion. Revolucioni i vetëm sot po bëhet përmes aeroporteve, shkojnë atje ku është më mirë dhe ai që e pëson është vendi.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy