Ambasadori i BE-së merret në mbrojtje nga Garda

Ambasadori i BE-së merret në mbrojtje nga Garda

Këshilli i Ministrave ka miratuar propozimin e bërë nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, për të marrë në mbrojtje ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.

Në vendimin e publikuar në fletoren zyrtare thuhet se Garda do të ruajë ambasadorin dhe objektet ku ai do të akomodohet apo ushtrojë veprimtarinë.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, pikat 1, shkronja “d”, e 2, shkronja “d”, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave VENDOSI:

1.Garda e Republikës ruan dhe mbron këto personalitete:

a) Ambasadorin  e  Bashkimit  Evropian  në Shqipëri.

2.Garda e Republikës ruan dhe mbron këto objekte:

a) Objektet ku  akomodohet  dhe  ushtron veprimtarinë personaliteti i përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës 1, të këtij vendimi.

3.Ngarkohen  Ministria e Brendshme  dhe Garda e Republikës për zbatimin e këtij vendimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy