Shpërtheu sapo u ngrit, Elon Musk tregon çfarë ndodhi me raketën

Shpërtheu sapo u ngrit, Elon Musk tregon çfarë ndodhi me raketën

SpaceX ka humbur prototipin e tij të katërt Starship pas lëshimit të Serial Number 11 (SN11), ku raketa u ngrit dhe u zhduk në një mjegull të dendur dhe më pas ra poshtë.

SN11 nisi nga struktura e testimit të firmës në Boca Chica, Teksas rreth orës 9:15 të mëngjesit, por 2.5 minuta pas provës së saj të parë në lartësi të madhe, transmetimi i drejtpërdrejtë ngriu dhe një komentues tha: “Starship 11 nuk po kthehet, mos prisni për uljen.... Mesa duket kemi humbur të gjitha të dhënat nga mjeti”.

Në kohën e njoftimit, SN11 ishte ende duke fluturuar nëpër qiell, por u rrëzua disa çaste më vonë.

CEO, Elon Musk deklaroi në Tëitter pas incidentit se: “Motorri 2 kishte probleme në ngjitje dhe nuk arriti presionin e dhomës së funksionimit gjatë djegies së uljes, por, në teori, nuk ishte e nevojshme. Diçka e rëndësishme ndodhi pak pasi filloi djegia e uljes. Duhet të dimë se çfarë ishte që të mund ta shqyrtojmë për në vijim”.

NASASpaceFlight e kapi ngjarjen nga kamerat. Burimet në vend thonë se raketa dukej se ishte rrotulluar në boshtin e saj më shumë se fluturimet e mëparshme, duke sugjeruar se SN11 mund të ketë luftuar gjatë manovrës së rënies.

SpaceX kishte vendosur të niste SN11 të premten, por anuloi misionin për shkak të mjegullës së dendur që mbulonte zonën e Boca Chica.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy