Një tjetër dëshmitar i dosjes “Shullazi” deklaron se është kërcënuar. Besnik Musai, shoferi i biznesmenit Ylvi Beqja, ka deklaruar në sallën e gjyqit se 2 persona i kishin shkuar në banesë dhe kërkuan tërheqjen nga dëshmia ndaj Emiljano Shullazit. Për këtë shkak Musai është marrë në mbrojtje nga policia.



