Mbrëmja e 4 korrikut bëri bashkë disa nga personazhet më të njohur të botës së showbiz, duke filluar nga Beyonce, Jay Z, Justin Bieber apo futbollisti Kilian Mbappe, si dhe çifti i njohur Jennifer Lopez me Ben Afflec. Eventi i pagëzuar si White Party, u mbajt Bridge Hamptons në New York. Disa nga emrat më të mëdhenj të sportit dhe showbizit u pritën në festën ekstravagante të miliarderit Michael Rubin, festë e cila përkon me ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë event nuk mungoi as shqiptari Elvis Goxhufi, i përfshirë në botën e showbizit dhe që prej vitesh jeton në SHBA dhe duket se ka miqësi me shumë nga ikonat artit. Në fotografi dhe video mund të shihni më shumë momente nga festa, ku Goxhufi shihet mjaft i afërt me artistët me famë botërore.



